Mos qëndroni gjatë në diell, ja si e pësoi kjo vajzë (Foto)

Julie Nisbet është një 34 vjecare nënë e dy fëmijëve nga Shildon në qarkun Durham në Angli.

Ajo mori pjesë në një maratonë ku vrapoi 69 milje përgjatë Murit të Hadrianit dhe përfundoi duke u” gatuar nga dielli”.

Pas 21 orësh kur mbaroi maratona, ajo filloi të shohë flluska të vogla me ujë ngjyrë portokalli në këmbët e saj. Tani një javë më pas, maratonistja Julie, që jeton në Shildon në Qarkun Durham, është ende në agoni dhe me flluska në këmbët e saj të cilat dita e ditës po hiqen, shkruan albeu.com. Ajo tha për MailOnline se familja dhe miqtë e saj ishin të tronditur se si mund të ndodhte një gjë e tillë nga dielli.

Gjithashtu ajo u shpreh se përpara fillimit të maratonës kishte vendosur krem dielli për mbrojtje por nga djersitja e trupit kremi ishte hequr dhe nuk kishte dhënë efekt.

Prandaj bëni kujdes gjatë qëndrimit në diell në këto ditë të nxehta ,nëse nuk doni të përfundoni si këmbët e Nisbet të kuqe dhe me flluska uji.