Mos pini ujë nga tubi i gomës.. Ja psee!!

loading...


Ditët e nxehta po vijnë, që do të thotë se ditët ku qëndroni më shumë jashtë në kopsht, duke e rregulluar atë dhe ujitur bimët me tub gome janë afër.
Gjatë ditëve të nxehta, sigurisht se keni edhe etje – që do të thotë se kur jeni duke punuar në kopsht ka shumë gjasë që të pini ujë nga tubi i gomës.

Por, nëse nuk dëshironi të konsumoni metale të rënda dhe plastikë, nuk duhet të pini ujë nga ky tub, thuhet sipas HelathyStuff.org.

Kjo pasi që sipas kësaj ueb-faqeje, tubat e gomës janë të krijuar nga ‘kloridi polivinil’, që do të thotë se nivelet e metaleve të rënda dhe substancave të tjera të rrezikshme janë të larta në tubat e gomës, transmeton Gazeta Express.

Shumica e këtyre tubave të testuar nga HelathyStuff dolën të ishin të krijuar nga ky klorid, një plastikë helmuese që shpesh përmban edhe organotinë, të cilët mund të prekin hormonet dhe zhvillimin riprodhues.

Dhe në fakt, një e treta e tubave PVC përmbajnë këto substanca kimike. Më shumë se gjysma e tubave përmbajnë edhe ‘antimoni’, që, nëse i ekspozoheni shumë, mund të çojë në dëmtim të veshkave dhe mëlçisë.

Kështu, hulumtuesit thonë se nuk duhet të pini ujë nga tubi i gomës në kopsht, nëse nuk dëshironi t’u ekspozoheni substancave të dëmshme.
j1

loading...

loading...