Mos pi duhan, futet kokën në “kafaz”

f.0704183702227_m


Disa njerëz do të bënin gjithçka për ta lënë pirjen e duhanit. Shembulli më i mirë për këtë është një turk që ka vendosur ta “fus” kokën në një si kafaz për të ndalur kështu konsumin e cigareve.

Gazeta turke Hurriyet shkruan se si Ibrahimi 42-vjeçari e ka punuar një “përkrenare”, si “metodë” për ta ndërprerë pirjen e duhanit. Një çelës ia dha djalit, tjetrin gruar, në mënyrë që të jenë të sigurt që ai nuk do të mund të pi në shtëpi.

Ibrahimi ka thënë se 26 vite rresht i pi dy pako cigare në ditë.

“Përkrenaren” e vendosi para dy ditësh.