Mos më thoni Shqiptar, sepse jam Grek

loading...

Kooo

loading...
Futbollisti shqiptar, Gjergji Kone ndihet më shumë grek. Madje, atij i pengon ta thërrasin Gjergji, pasi thotë se i takon nacionalitetit grek dhe emri i tij i ri është Panagiotis Giorgios Kone.
“Greqia më ka dhënë gjithçka, si person dhe si lojtar. I jam mirënjohës dhe i kam borxh këtij vendi, i cili ishte mikpritës i babait tim, një biolog, kur kishte vendosur të vinte dhe të jetonte këtu. Pra, unë s’jam shqiptar”, tha Kone, i cili e ka refuzuar Kombëtaren shqiptare dhe e përfaqëson atë greke.
I lindur në Tiranë, 25 vjeçari aktualisht është pjesë e ekipit italian Bologna. Përpos Kones, edhe futbollisti tjetër shqiptar Sotir Nini nuk e pranon se është shqiptar, pasi e ndien veten grek dhe e ka ndërruar emrin në Sotiris Ninis, duke e përfaqësuar Greqinë. /LajmeOnline/

loading...