“Mos m’dil para se do….”, djali tërbohet pasi vajza e refuzon të kryejnë marrëdhënie

loading...

loading...

Kanë vetëm një javë që janë në një lidhje, por kjo nuk e ka ndaluar djalin nga Pogradeci që t’i propozojë vajzës nga Elbasani të kryejnë marrëdhënie.

Mirëpo, nga ana tjetër duket se vajza është zhgënjyer kur djali me ngulm i ka kërkuar të lënë një vend për t’u takuar. Pasi ajo ka kërkuar që gjërat të bëhen me kohën, ai i ka shkruar se “nuk do të lus ty, sa ka që më lusin mua”.

Vajza ka pritur që ai ta sqarojë nëse me të vërtetë donte vetëm të kryente marrëdhënie me të, por gjendja është acaruar dhe më tepër, gjë e cila i ka detyruar të dy të flasin fjalë nga më të pistat.

Vajza ka dërguar pranë redaksisë së JOQ materialet dhe shkrimet, duke u përpjekur të kërkojë përgjigjen e dilemës: Pse njerëzit sot në një lidhje e kanë mendjen tek seksi?

“Përshëndetje JOQ, nuk e di se çfarë lloj njerëzish janë këto sot që kërkojnë një lidhje vetëm për seks, jam shumë e zhgënjyer, nuk e di se çfarë t’ju them. Asnjëri nga ne nuk është nga Elbasani, jemi studentë, ai është nga Pogradeci ndërsa unë nga një fshat, një javë kemi që jemi lidhur dhe jam e shokuar. Po ju nis fotot, besoj se kuptohet gjithçka…”

loading...