Mos i shani lojtarët, i merrni nga 500 dollarë

loading...

loading...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë duke bërë gjithçka që një ditë të ‘pastrohen’ stadiumet e sportit të këtij vendi. Një veprim i cili po ndërmerret nga klubet e Amerikës është minimizimi ose shuarja e fyerjeve ndaj lojtarëve, nga ana e tifozëve.
Për këtë, ekipi New York Red Bulls e ka menduar një ide gjeniale, duke i shpërblyer tifozët e vetë me nga 500 dollarë për ndeshje për secilin ‘ultras’, në këmbim apo me kusht që ata të mos i ofendojnë lojtarët e tyre.
Kjo ofertë vlen për katër ndeshje, që nënkupton se ata do t’i përfitonin nga 2000 dollarë, nëse rrinë urtë.
Jo vetëm kaq. Nga viti 2011, Major League Soccer (MLS) ka vënë sanksione për lojtarët që e kanë ndërmend të nxjerrin faulla duke simuluar.
Po ashtu, nga ai sezon, kampionati amerikan ka konfirmuar se do t’i penalizojë të gjithë ata që e kanë ndërmend që t’u bëjnë presion në grup gjyqtarëve.
Masa e fundit e MLS-së është që, me objektiv që të mbledh sa më shumë njerëz në stadiume, do ta imponojë një kod të sjelljes për tifozët.
Real Salt Lake ka kërcënuar se do t’i ndalë megafonat dhe parullat e mëdha, dhe mund të shkojë deri tek ndërprerja e ndeshjes, nëse kjo ndodh. /LajmeOnline/

loading...