Mos i hidhni dhëmbët e bebeve: mund t’iu shpëtojnë jetën!

Dhëmbi i parë i qumështit që bie ruhet dhe të sjell fat! Është shpesh kjo një lloj tradite e përhapur mes prindërve, por me sa duket jo krejt pa bazë!

Dhëmbët e bebeve mund të jenë një thesar i vërtetë shërues. Bazuar në të dhëna shkencore, ne po iu tregojmë pse dhe si ruhen dhëmbët e fëmijërisë.

Dr. Songtao Shi nga National Institute of Dental and Craniofacial ka dalë në përfundimin se dhëmbët e bebeve përmbajnë duzina qelizash të vlefshme, të përdorshme për të trajtuar më vonë sëmundje të ndryshme në jetë.

Specialistët kanë studiuar efektet e qelizave të dhëmbëve të para të fëmijërisë në zemër, tru, pancreas dhe organe të tjera dhe ndikimin në riparimin e dëmtimeve të mundshme të shkaktuara nga sëmundja. Skuadra e Dr. Shi zbuloi se dhëmbët e të rriturve përmbajnë 1 lloj qelize, ndërsa dhëmbët e fëmijëve (të parë te fëmijët 7 deri në 8 vjeç) përmbajnë qeliza staminale krejtësisht të ndryshme.

Dhëmbi i fëmijërisë mund të shpëtojë jetën nëse nuk mundeni të përballoni ruajtjen në bankë të qelizave staminale të kërthizës së bebes tuaj ose nuk keni menduar për këtë gjë në kohë!

Si funksionon?

Qelizat embrionale janë të vendosura në pulpën dentare brenda dhëmbit, të cilat më pas rigjenerohen në neurone, kockë dhe kërc (apo edhe qeliza të zemrës). Ky trajtim mund të jetë efektiv për diabetin e tipit I, për shkak se qelizat burimore nga dhëmbët mund të shndërrohen në qeliza pankreatike që prodhojnë insulinë.

Për të ruajtur qelizat burimore të cilat mund të jenë të dobishme, ato duhet të jenë të gjalla. Brenda 48 orëve nga koha e ngrirjes, pulpa dentare (masa e butë, pjesa në qendër, në brendësi të dhëmbit) duhet të ketë furnizim të duhur me gjak dhe furnizimi më gjak për më pak kohë në këto momente i vdes qelizat.

Kreu Laboratorit Dentar Regjenerativ, Dr. Peter Murray, thotë se indet orale dhe të dhëmbëve mund të rigjenerohen nga qelizat burimore nga dhëmbët e fëmijës, nga sythet e dhëmbit, dhëmballat e treta, indet periodontale ose qelizat pluripotente.

Ka shumë shërbime, të cilat mund të ruajnë dhëmbët e fëmijërisë, të cilat rekomandojnë heqjen e dhëmbëve të fëmijëve nga ana e profesionistëve të dhëmbëve: dhëmbi nuk duhet të varet, sepse në këtë mënyrë ka mundësi që nuk përmban furnizim të mjaftueshëm të gjakut.

Disa kompani ofrojnë enë për ruajtjen dhe procesin e mbledhjes së dhëmbit në shtëpi, të tjera ofrojnë paketimin dhe pajisje, në mënyrë që prindërit të mund t’i ruajnë vetë dhëmbët e fëmijëve të tyre.