Mos gaboni t’i vidhni peshqirët në hotelet e Italisë, mund ta pësoni keq

A e keni menduar ndonjëherë se të vjedhësh peshqirë në hotelet italiane mund t’ju kushtojë shtrenjtë?

Kjo praktikë duket se është mjaft e përhapur në Itali, ku pasi kalojnë natën klientë të hotelit marrin peshqirët.

Mirëpo, ky veprim nga ana e tyre, dënohet deri në 3 vjet burg.

4 nga 5 italianë kanë pranuar se kanë marrë diçka nga një hotel; sapunë, peshqirë, shishe apo abazhurë.

Dukets se këta nuk janë të vetmit që e bëjnë një gjë të tillë sepse edhe francezët, portugezët apo britanikët vjedhin diçka nga hoteli.

Në të shumtën e rasteve pronarët e hoteleve nuk i bëjnë denoncimet, sidomos nëse bëhet fjalë për gjëra të vogla.

Në rastet kur objektet kanë vlerë, situata ndryshon.