Mos e humbisni këtë VIDEO vetëm 1 minutë…Mund t’ju shpëtojë jetën!


Gjoba për shoferët dhe pasagjerët që udhëtojnë pa rripin e sigurimit në Shqipëri është mjaft e lartë, e megjithatë në njoftimet e përditshme zyrtare të policisë, nuk mungojnë rastet e shumta të gjobitjeve për këtë shkelje. Para hyrjes në fuqi të vlerave të reja të gjobave, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme ndërmorën një fushatë të gjerë sensibilizuese. Por mesa duket, nuk mjafton. Drejtuesit e automjeteve janë ende problematik sa i përket vendosjes së rripit. Këtë radhë, një mesazh sensibilues vjen nga dy polic të rinj rrugore, Sherife Hysaj dhe Orjon Mulaj. Duke dhënë shembullin e tyre se si udhëtojnë me rripë sigurimi, ata i bëjnë një thirrje qytetarëve për të zbatuar ligjin. Kjo, për të ndihmuar veten dhe familjen e tyre.
Vetëm gjatë vitit 2016, 29 jetë u shpëtuan për shkak të vendosjes së rripit të sigurimit. Një fakt ky i prononcuar pak ditë më parë nga ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, që vjen edhe nën zërin e efektives rrugore. “Kujtese e rëndësishme. Kjo video 1 minutë, mund të të shpëtojë jetën. Lidh rripin. Shih e shpërnda me #unelidhem”, shkruan ministri në rrjetin social Facebook teksa ka shpërndarë videon me mesazhin sensibilizues.