Mos dilni kurrë nga shtëpia pa bërë këtë gjë, do t’ju ecë mbarë

Ai është një ndër elementët më të vjetër dhe efikas të joshjes por që njëkohësisht të identifikon edhe në vende ku nuk je fare prezent. Aksesori më i padukshëm e njëkohësisht edhe më i rëndësishëm që keni. I paharrueshëm nëse zgjidhet siç duhet dhe i përjetshëm nëse të lidhin gjithmonë me aromën e tij.

Prandaj dhe njerëzit e mëdhenj, ata të vërtetët që e kuptojnë dhe e duan gjithmonë të bukurën, e kanë atë, si pjesë të tyren të pandashme. Dhe është pikërisht parfumi, një ndër shpikjet më të bukura të njerëzimit, një dashuri që ndihet, shijohet përtej çdo shqise tjetër.

Vërtetë, sa shumë të magnetizon një njëri i tillë e sa i dashur dhe i afërt të bëhët. Madje edhe në qoftë totalisht një i panjohur të bëhet sikur nuk është një frangrancë ajo që aromatizon lëkurën e tij por është pikërisht ai që e prodhon atë aromë. Një aromë që do dëshiroje ta kishe pranë vetes gjithë jetën.

Sigurisht, të kesh një parfum tashmë nuk është më një luks por parfumi në vetvete padyshim që është i tillë. Por edhe mes tyre ka dallime të mëdha pandaj zgjedhja duhet bërë gjithmonë me kujdes e kurrsesi kalimtare.

Nëse dëshiron të bësh një zgjedhje të pagabueshme dhe je gati të kesh aromën tënde e ti qendrosh asaj përgjithmonë besnik, ashtu sikurse bëri dhe mbretëresha Victoria e Anglisë dhe Familja Presidenciale Kennedy ne Amerikë, Creed është emri i duhur për ty.

Krijuar fillimisht në Angli por vendosur tashmë në Francë kjo shtëpi parfumesh mbart në vete sharmin dhe klasin aristokrat që shumë pak njerëz dinë ta dallojnë e shumë të tjerëve iu duket i largët, dhe kjo? Pikërisht sepse është perfekt.

Përkushtuar totalisht njerëzve me ekzigjenca të veçanta, Creed nuk mund të gjendet lehtësisht në gjithë botën, përkundrazi ajo ruan madhështinë e saj duke përzgjedhur me shumë kujdes vendet të cilat do ta tregtojnë atë.

Vetëm në Paris, Londër, New York dhe Dubai mund ta gjesh këtë emër, e tashmë së fundmi edhe në Shqipëri. Falë “Maison De Parfum” kjo linjë kaq unikale, e cila krijon dhe fut në laboratorin e saj magjik fragranca vetëm për emra të tillë mbretërorë si Victoria e Anglisë apo familja presidenciale Kennedy do të përkëdhelë lëkurat e zgjojë ndjesitë tona.

Mjafton ta vizitoni Maison de Parfum për të parë gjithë unikalitetin e fragrancave të prodhuara nga Creed si dhe për tu njohur më në detaj me linjën royale dhe gjithë produktet e tjera.

Për të gjithë ju që dini dhe doni më të mirën, nuk është më e nevojshme të shkoni larg, tashmë ajkën e botës në parfumeri “Maison De Parfum” na e solli fare afër, pikërisht këtu në Shqipëri