Morgana, macja e zezë që shpëtoi jetën e familjarëve të saj


Comacchio, qytezë në provincën e Ferraras në Itali, ka një hero të ri. Quhet Morgana dhe është një mace e bukur në ngjyrë të zezë. Pak ditë më parë ajo shpëtoi jetën e familjarëve të saj. “Nëse nuk do të ishte ajo, do të kishim vdekur të gjithë një natë më parë. Soba e ngrohjes kishte marrë zjarr dhe monoksidi i karbonit ishte çliruar në të gjithë shtëpinë. Morgana më zgjoi me këmbëngulje, duke mjaulluar e dëshpëruar”, tregon në “Facebook” Eleonora Cinti. “Morgana është engjëlli ynë”, – shkruan më tej Eleonora, e cila ia dedikon historinë dhe postimin e saj atyre që “besojnë te tersi apo mungesa e fatit që sjell macja e zezë”. “Më zgjoi rreth orës 6 të mëngjesit, mendova se donte që ta përkëdhelja… Ne ishim të gjithë të habitur dhe vetëm pak më pas e kuptuam që bëhej fjalë për monoksidin e karbonit që ishte çliruar nga soba e cila kishte marrë flakë. Vrapova që ta shuaj, ndërsa zjarri kishte përfshirë tubat pas murit. Pastaj me kova me ujë kemi shuar zjarrin në sobë dhe pasi hapëm dritaret, gjendja u kthye në normalitet”, përfundon e zonja e maces së zezë.
macja-zeze