Morena Taraku pëson aksident (Foto)

Ish Miss Kosova, tashmë këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, ka pësuar një aksident. Ajo fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Bukuroshja shqiptare raportohet të ketë pësuar një aksident mbrëmjen e kaluar, ku edhe u spekulua se ajo po i kalon momentet e fundit të jetës së saj.

Por Morena ka reaguar edhe në Instagram. Ajo ka postuar një fotografi, ku ka akuzuar mediat dhe gazetarët për jo korrektësi.

“Pashë që më me rëndësi ishte një lajm se gjithë jeta ime (trillime, akuza, thashetheme) për një njeri që shpesh ka mbajt me krenari flamurin shqiptar nëpër botë. Si nuk ju vjen aspak turp, ende pa ditur a është jeta në rrezik vendosni tituj që s’kanë të bëjnë aspak me realitetin! (një aksident që mund t’i ndodh çdo kujt).

Gazetarët nuk gjetën një copë letre brenda gjithë atyre vargjeve për të më uruar shërim. Faleminderit shumë, falë zotit jam mirë i dua të gjithë ata që së paku janë lutur të jem gjallë”, ka shkruar Morena në një postim në Instagram.