MORËN PAPRITUR VENDIMIN PËR T’I PAGUAR GJITHÇKA NËNËS ME 5 FËMIJË, SOT 3 PERSONAZHET E DASHUR TË EKRANIT MBAJNË FJALËN

Ori Kuçi, Florjan Binaj dhe Fjodora Fjora, morën disa ditë më parë një vendim që i la gojëhapur të gjithë para ekranit.

Teksa në emisionin e pasdites në Top Channel po transmetohej historia e familjes së Fiqiri e Mynyre Muçës e cila vuante barrën e 1 milion lekëve kredi të marra në bankë, tre personazhet e dashur të ekranit vendosën që të ishin ata shlyerësit e kësaj kredie.

5 fëmijët tashmë do kenë shtëpinë e tyre dhe askush nuk do tentojë t’ia marrë më falë ndihmës së Orit, Florjanit dhe Fjodorës.

Sot të tre kanë paguar shumën e kërkuar nga banka me dëshirën e mirë për të dhënë një mesazh edhe më të madh se kjo shumë.

“Nuk mjafton të kesh shumë tituj apo shumë para për të ndihmuar. Kjo nuk na bën më të mirë ne, kjo bën të mirë shoqërinë”.