Morën në punë dy azilkërkues shqiptarë/ Pronarëve zviceranë u ndodh “gjëma”

Dy pronarë firmash u kanë dhënë mundësinë dy azilkërkuesve kosovarë që të ndjekin një kualifikim profesional në firmat e tyre për përpunim ushqimi dhe mundësinë e një punësimi.

Por kjo gjë u ka shkaktuar probleme pronarëve, pasi azilkërkuesit kishin marrë përgjigje negative për kërkesën e tyre për azil dhe nuk kishin asnjë të drejtë as për kualifikim as për punësim, shkruan albinfo.ch.

Për këtë arsye, çështja ka shkuar në Gjykatën e qarkut të Toggenburfut në Lichtensteig, e cila ka marrë vendimin që të dy pronarët zviceranë duhet të paguajnë gjobë.

Përkatësisht njëri duhet të paguajë 100 franga zvicerane, ndërsa tjetri 3000 franga.