Moratti: Një rikthim i Mourinhos në të ardhmen? Nuk i dihet

moratti-mou

Derbin e Italisë, e luan fillimisht në deklarata Massimo Moratti, i cili ka shumë për të folur për sfidën me bardhezinjtë, ashtu si dhe për ngjarjet e ditëve të fundit, nga lakimi i emrit të Mourinhos për stolin e Interit, apo mea culpan e Balotellit, për fanellën e hedhur në tokë të Interit, pas ndeshjes me Barcelonën në 2010. Në vigjilje të përballjes me Juventusin, presidenti Interit komplimenton rivalët, duke pranuar se formacioni i Contes për momentin është më i miri në Serinë A:

“Ndeshja me Juventusin do të jetë një sfidë e rëndësishme. Shpresojmë që të jetë takimi nga i cili do të ringrihemi përfundimisht, duke marrë një fitore ashtu siç bëmë në fazën e parë. Më pyesni nëse diferencat mes dy ekipeve janë të mëdha? Ndoshta dhe po. Juventus është skuadra më e mirë e kampionatit, por ne kemi besim te aftësitë tona”. Emri i Mourinhos ka filluar të lakohet sërish në ambjentin zikaltër, por numëri 1 i Interit për momentin mbërthen fortë Stramacionin: “Me Murinjon kam ruajtur një marrdhënie shumë të mirë. kjo është arsyeja për të cilën e kam takuar, nuk ka lidhje me te ardhmen e tij. Ndoshta një ditë do të rikthehet por për momentin kemi Stramaccionin si trajner, dhe pavarsisht ndonjë rezultati negative, besoj se ka fituar shumë eksperiencë nën drejtimin e skuadrës”.

Mario Balotelli kërkoi falje për gjestin e tij, kur flaku fanellën pas ndeshjes së parë gjysmëfinale me Barcelonën në vitin 2010, një gjest që vlerësohet dhe nga numëri 1 i ziklatërve: “Balotelli tregon se po rritet gjithmonë e më shumë. Është përmirësuar së tepërmi dhe në aspektin sportiv dhe pse askush nuk dyshonte në aftësitë e tij. E dinim që nuk mund ta rimerrnim më, gjithsesi më vjen mirë për të”.