Moratti: Cassano? Janë gjëra që u ndodhin artistëve si ai

loading...

strama-cassano

loading...
Fitorja në transfertën e Catanias rikthen humorin në “Appiano Gentile” edhe pse çështja “Cassano” po shkakton një valë të vërtetë polemikash. Përjashtimi i sulmuesit nga transferta siciliane u komentua gjatë nga mediat por presidenti zikaltër, Massimo Moratti duket se ka marrë garanci nga lojtari barez për ta mbyllur konfliktin me trajnerin Andrea Stamaccioni.

Kjo duket qartë nga komentet e pronarit zikaltër, i cili preferon të shtrëngojë fort si fitoren e vuajtur ashtu edhe sulmuesin e talentuar. “Kjo fitore është treguesi më i qartë së skuadra ka personalitet dhe cilësi. Meritat më të mëdha shkojnë për trajnerin që e ndryshoi skemën gjatë ndeshjes. Cassano? Janë gjëra që u ndodhin artistëve si ai. Gjobë? Këtë nuk mund ta them sepse do të vendosin drejtuesit”.

Duke u rikthyer të ndeshja ndaj Catanias, Moratti nuk harroi të thurrte elozhe për senatorët, të cilët treguan se mund të japin ende për këtë skuadër në udhëkryq, por pa harruar argjentinasin Palacio, si një nga frymëzuesit e 45 minutave të dyta. “Rodrigo Palacio u tregua shumë i zoti për mbështetjen që i dha skuadrës kur hyri në fushë. Vendi i tretë? Duhet të presim deri në fund të kampionatit për të parë se çfarë do të ndodhë”.

Në fund presidenti nuk zbulon asgjë rreth kontakteve me Sampdorian rreth zbulimit të këtij sezoni, Mauro Icardi. Numri 1 i shoqërisë mjaftohet me një fjali, duke theksuar se ai është një lojtar i skuadrës.

loading...