Moratti: Blerja e Balotellit, një goditje e madhe nga Berlusconi

loading...

balo

loading...
29 muaj të turbulluar te Manchester City kaluan shpejt, tashmë Mario Balotelli po ecën mbi tokën italiane ku u rrit si lojtar. Bomberi nis zyrtarisht aventurën si kuzeqi pasi shkeli në aeroportin e Malpensas në Milano ku do të hedhë të zezën mbi të bardhë që do ta lidhë me shoqërinë e presidentit Berlusconi deri në vitin 2017.

Transferimi më i bujshëm në merkaton e dimrit nuk ka se si të mos entuziazmojë zv/presidenten Barbara Berlusconi, e cila deklaron se ky operacion tregon qartë politikën që ndjek MIlani si një shoqëri e madhe. Ajo pranon se për të sjellë SuperMarion në Milano, shoqëria bëri një sakrifcë të madhe, por shton se marka Milan do të përfitojë nga kjo blerje, ndërsa strukturat do të bëhen edhe më të forta dhe bilancet do të rriten.

Por afrimi i sulmuesit në “Milanello” ka ngjallur edhe reagimin e anës tjetër të qytetit. Presidenti i Interit, Massimo Moratti nuk kishte si ta evitonte një pyetje në lidhje me ish lojtarin zikaltër që u largua nga “Pinettina” pas një konflikti të hapur me tifozët dhe shoqërinë. Pronari zikaltër pohon se Mario është një bast për Milanin, duke lënë të kuptohet se rikthimi i mundshëm në “Apiano Gentile” mund të destabilizonte sërish ambientin. “Një blerje e mirë por edhe një operacion që ne nuk duhej ta kryenim sepse edhe më parë ai ka luajtur tek ne”.

Shumë tifozë interistë kanë shfaqur zemërimin e tyre në rrjetet sociale për bashkimin e ish sulmuesit të tyre me kushërinjtë, por Moratti përgjigjet menjëherë. “Edhe unë jam një tifoz, por jo i hidhëruar. E shikoj blerjen e Balotellit si një goditje e madhe nga ana e Berlusconit për një mijë arsye, por të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

loading...