Monica: Gjinjtë nuk i kam si dikur

loading...

timthumb (2)

loading...
Monica Bellucci ka deklaruar se më nuk i ka ata gjinj me të cilët ka magjepsur meshkujt në mbarë botën. Ajo tallet se bukurinë e gjinjve të saj e ka humbur që kur ka filluar t’i ushqej me gji vajzat e saj Deva dhe Leonie.

Pavarësisht se ka forma të jashtëzakonshme të trupit, shikim sensual dhe buzë të mishta, në një intervistë për revistën “Grazia”, aktorja shprehet se është e dashuruar me të shoqin Vincent Cassel, ndërsa shton se është martuar prej romanticizmit dhe ndjenjave të forta.

“Ai më ka parë, me dhe pa grim, kur kam qeshur dhe qarë, me flokët e gjatë dhe të shkurtër, të shëndoshë dhe të dobët, në sallën e lindjes dhe më tej. Kur kemi pak kohë që nuk jemi takuar, i lë takim në një restorant dhe e kuptoj që është një mashkull që më pëlqen, nëse nuk do e njihja do doja të dilja me të”, shprehet Belluçi.

loading...