Monica Bellucci është me origjinë shqiptare

monika8

Nuk kanë qënë të paktat rastet kur mjaft aktorë dhe jo vetëm, të cilësohen sikur kanë origjinë shqiptare.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me ikonën e bukurisë Monica Bellucci, ku familjarët kanë pohuar se është me origjinë shqiptare.

Familjarët e aktores së famshme italiane, Monica Bellucci, pohojnë se origjina e tyre është shqiptare.

Attilio Bellucci, themeluesi i cirkut italian, i cili gjendet prej disa javësh në Shqipëri, bëri në Shqipëri deklaratën surprizuese.

I pyetur gjatë një interviste në “Top Show”, ai ka shprehur bindjen se origjina e tyre është shqiptare. “Bëhet fjalë pak a shumë në kohën e Skënderbeut ku disa familje arbëreshe emigruan në Itali dhe prej aty e kemi origjinën ne.

Edhe pse në fillim mbiemri ynë ishte Belushi, njëlloj si aktorët amerikanë Jim dhe John Belushi, me kalimin e kohës sh-ja u zëvendësua me ç-në dhe ne kemi mbiemrin që ju na njihni sot”, ka thënë Attilio.