Monaco i ofron Mancinit buxhet prej 200 milionë Euro

loading...

Roberto Mancini, the Manchester City manager, believes Manchester United's lead will be cut

loading...
Verën e kaluar Monaco tentoi të bindë Roberto Mancinin të ulej në stolin e skuadrës në Ligën e dytë franceze por Manchester City i zgjati kontratën deri në 2017. Këtë vit, me Monacon gati për t’u rikthyer në Ligue 1, pronari rus, Dimitry Rybolovlev që sipas Forbes është njeriu i 97-të më i pasur në botë, është gati të bëjë çmenduri për të afruar italianin dhe për ta bindur i ofron një buxhet monstruoz 200 milionë Euro për të blerë kë lojtarë që ai dëshiron ndërsa në 3 vjet do të përfitojë 26 milionë Euro.

Rybobolev është i vendosur të rivalizojë PSG në Francë dhe të rikthehet në Champions League prandaj ka thurur planin për të joshur Roberto Mancinin. Ky i fundit këtë sezon është shprehur hapur se në merkaton e verës dhe të dimrit nuk erdhi asnjë nga lojtarët që ai dëshironte dhe shembulli më i mire është Robbin Van Persie i cili kaloi te Manchester United.

loading...