Momentin kur një burrë nga një goditje e vetme në fytyrë, bie i vdekur në tokë (Video +18)

1-220-780x439-650x358

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një burrë gjysmë lakuriq derisa po vraponte nëpër rrugë, vret babanë e shtatë fëmijëve, të cilin me vetëm një goditje e përplas me fytyrë për tokë. Videoja e filmuar në rrugët e qytetit Brisbane të Australisë, shfaqin momentin kur një burrë që po vraponte godet me grusht për vdekje burrin që kishte të veshur bluzë të zeza dhe pantallona shumëngjyrëshe, Derisa dyshja po kalonin pranë njëri-tjetrit, burri gjysmë i zhveshur kthehet pas tek viktima, të cilin e nokauton me vetëm një grusht. Viktima e identifikuar si Timothy Lang 48-vjeç, ishte dërguar menjëherë në spital ku me ndihmën e aparateve ishte mbajtur gjallë. Por pas dy ditëve, familjarët vendosën të fikin aparatet që e mbanin të gjallë, pasi ai nuk kishte shfaqur shenja përmirësimi. Ndërkaq, policia ka bërë të ditur se kanë arrestuar 38-vjeçarin Ëayen Hearn, i cili akuzohet për sulm fizik dhe vrasjen e një burri. Por dëshmitarët e rastit pretendojnë se dyshja ishin sharë para se të ndodhte sulmi.

https://youtu.be/VjoExiu6V7Q