Momenti shokuese kur pacienti në prezencë të mjekëve dhe infermiereve rrëzohet nga shtrati dhe vdes (Video +18)

Dy mjekë mund të përfundojnë në burg, pasi një pacient i moshuar vdiq kur u rrëzua nga shtrati me rrota në një spital në Rusi.
Pamjet tronditëse janë regjistruar nga kamerat e sigurisë, dhe brenda pak minutave është bërë virale në gjithë vendin, derisa mjekët janë në telashe të mëdha për këtë, transmeton Telegrafi.
Në video shfaqen dy mjekë të cilët ishin duke e shtyrë shtratin me rrota për në dhomën e urgjencës, ku një burrë 65-vjeç pritej të ekzaminohej në detaje.
Por në prezencë të mjekëve dhe infermiereve, pacienti rrëshqet nga shtrati dhe bie në kokë në dysheme që ishte fatale për të.
v1