Momenti kur Policia arreston shoferin e Sylës në banesën e tij (Video)


Policia e Kosovës i kanë shkuar në shtëpi sot ish- shoferit të PDK-së, Arton V. i cili është në listën e personave të kërkuar në rastin në të cilin po kërkohet edhe deputeti i PDK-së dhe ish-komandanti i UÇK-së, Azem Syla.
KALLXO.com ka xhiruar momentet kur policia ka trokitur në derën ku banon, Arton V. i cili ka dalë vetë për ta hapur derën. Policia ka hyrë në shtëpinë e tij dhe i ka vënë prangat të dyshuarit.

Arrestimi i tij është bërë në kuadër të aksionit të gjerë të bastisjeve në rastin e dyshimeve për tjetërsim të pronave shoqërore në zonat kadastrale përreth Veternikut dhe Çagllavicës.

Në këtë aksion përpos shtëpisë së Sylës janë në proces të kontrollimit edhe 15 lokacione të tjera në mbarë vendin.

Në përgjithësi, burimet e EULEX-it kanë thënë se bëhet fjalë për një grup prej 40 personash ndërsa në shënjestër për t’u bastisur janë 42 lokacione. /Kallxo.com
largea_mitrovice-veriu-policia-e-kosoves-njesia-speciale-rosu-26-korrik-2011r-laura-hasani-1374821567-890x3951412147494-650x358