Momenti kur peshkaqeni e sulmon anijen e peshkimit (VIDEO)

screenshot_2-8-650x358

Një peshkatar ka mbetur i hutuar dhe i frikësuar kur një peshkaqen i bardhë e ka sulmuar rastësisht anijen e tij të peshkimit. Nepërmjet një video peshkatari Adon Samoilenko tregon momentin kur peshkaqeni rreth katër metra i madh i afrohet anijes së tij dhe pastaj e sulmon motorin. Pas këtij sulmi të peshkaqenit, Samoilenko është larguar menjëherë nga aty. “Ne e dinim se ishte koha të largoheshim. Ai ka qenë në lartësi gjithë ditën, por në momentin që na sulmoi na bëri me dije se e kemi mërzitur”, shprehet Samoilenko për Daily Mail, Adon Samoilenko tregon se peshkaqeni sigurisht ishte i mërzitur nga zhurma e motorit të anijes së tij dhe një anije tjetër aty pranë dhe për këtë arsye ka reaguar.