Momenti kur Lionel Messi fiton “Topin e Artë” [VIDEO]

loading...

mesi

loading...
Lionel Messi, është futbollisti i parë në historinë e futbollit që e fiton katër herë radhazi çmimin më të madh individual në futboll, “FIFA Topi i Artë”.

Ky vit ishte viti më i sukseshëm në karrierën e Lionel Messit (25) duke thyer rekorde të shumta, sidomos me fanellën e Barcelonës prandaj mund të thuhet që ishte viti që Messi e meritoi më së shumti këtë çmim.

Leo Messi jo vetëm që theu rekordin e Michel Platini, Marco Van Basten dhe Johan Cruyff (3 herë fitues) por edhe është i pari në historinë e futbollit që fiton 4 “Topa të Artë” rradhazi.

“France Football” shkroi sot se rekordi i këtij viti i Pleshtit argjentinas, i cili theu atë të Gerd Muller me 85 gola në një vit kalendarik (Messi 91) e ka bërë yllin e Barcelonës favoritin kryesor.

loading...