Momenti kur 12-vjeçari sheh nënën e tij për herë të parë (VIDEO)

loading...


Falë syzeve të reja elektronike, një nxënës i klasës së pestë i cili ishte i verbër gjatë gjithë jetës së tij, pati mundësinë që ta shohë nënën e tij për herë të parë.
Marquita Hackley dhe djali i saj 12-vjeçar, Christopher Ward, udhëtuan për në Uashington nga shtëpia e tyre në Virgjinia disa javë më parë për të provuar eSight, një pajisje teknologjike e cila i lejon njerëzit me humbje të shikimit që të shohin përsëri.

Vogëlushi kishte lindur me një hipoplasi në nervin optik, që do të thotë se para se ai të lindte, nervat optike të tij nuk ishin zhvilluar, transmeton Gazeta Express.

Hackely tha për ABC News se djali i saj kishte “vetëm një perceptim të vogël të dritës në syrin e tij të majtë, dhe tepër pak pamje në syrin e tij të djathtë”.

Ky është momenti kur vogëlushi e pa nënën e tij për herë të parë:
xaxa

loading...

loading...