Momenti i tmerrshëm kur nusja humb jetën duke shkuar me helikopter për në altar (Video)

Zgjedhja e çuditshme e një nuse për t’u transportuar për në altar i ka kushtuar asaj jetën. Rosemere do Nascimento Silva bashkë me vëllanë, pilotin dhe fotografen 6-muajshe shtatëzanë kanë humbur jetën në një aksident ajror teksa po i afroheshin Sao Paolos.
I fejuari 32-vjeçar, Udirley Damasceno, mbeti duke e pritur të fejuarën e tij në altar por nuk mund ta mendonte kurrë se ajo kishte humbur jetën. Nusja kishte menduar t’ja bënte surprizë por fatkeqsisht udhëtimi 15-minutësh i mori jetën asaj.
Në dasmë nga 300 veta vetëm 6 ishin në dijeni të surprizës së nuses dhe kur ajo filloi të vonohej shumë menjëherë u kuptua se diçka nuk shkonte.
Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

VIDEO