Momenti i shpërthimit të bombave në stadiumin e Beshiktashit (VIDEO)

Momenti i shpërthimit të bombave jashtë stadiumit të Beshiktashit në Stamboll është filmuar nga kamerat kur zyrtarët e skuadrave po flisnin për mediat. Në videon e publikuar nga mediat turke shihet momenti sesi dy zyrtarë largohen me shpejtësi pasi dëgjojnë shpërthimet, të cilat ndodhin shumë pranë tyre. Të plagosur dhe viktima janë regjistruar nga ky sulm i rëndë.