Momenti i jashtëzakonshëm kur djali 4 muajsh flet (Video)


Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur një djalë 4 muajsh ka thënë fjalët “oh jo” pasi ka teshtirë.
Bebet zakonisht fillojnë të flasin kur janë 12 deri në 17 muajsh, por vogëlushi Judah Jones e ka hedhur poshtë këtë teori në vetëm 10 sekonda.

Klipi i adhurueshëm është postuar në Youtube nga babai i tij Gabriel Jones dhe tregon se si djaloshi nga Fairmont Virxhinia i varur në krahët e mamasë së tij Carly teshtin dhe gërmëzon fjalët.

Video ka marrë mbi 90 mijë klikime dhe është shpërndarë më shumë se 4.6 milionë herë në Facebook.
foshnja