Momentet kur baresha sulmohet nga delet e kopesë (VIDEO)


Në këtë video të filmuar në Gjermani, shfaqet një moment kaotik kur një tufë delesh frikësohen nga makina në rrugë, duke rrëzuar në vrapim e sipër bareshën e tyre.Siç duket edhe nga pamjet sapo makina i afrohet kopesë, të gjitha delet kthehen pas duke ia mbathur me shpejtësi. Në ecje e sipër njëra prej tyre godet me kokë në pjesën e pasme të këmbëve bareshën duke e rrezuar përtokë. Megjithatë ngjarja nuk përfundon me kaq.Një tjetër dele i afrohet bareshës së shtrirë përtokë duke e goditur sërish nga pas, si të kishte një inat të vjetër më te. Mësohet se pamjet janë filmuar që në vitin 2014, por janë bërë virale në internet vetëm ditët e fundit.