Momentet e fundit ndryshojnë rezultatet e KQZ-së, ja kujt po i bie vota

loading...

loading...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i paraqitur vazhdimisht online rezultatet e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën dje në Republikën e Kosovës.
Në këto shifra shihet se komisioni PDK-AAK-Nisma, ka shënuar rënie krahasuar me disa orë në herët. Nga 34.59% sa ishte më herët, tash ka rënë në 34,19%.

Partia e dytë deri më tash është renditur Lëvizja Vetëvendosje. Në grafikën e KQZ-së, kjo parti vazhdimisht po shënon rritje të përqindjes së votave. Më herët Vetëvendosje kishte 26.64%, kurse tash është rritur në 26,94%.

Në vendin e tretë është renditur deri më tash koalicioni LDK-AKR-Alternativa. Edhe ky koalicion vazhdon të bije por në përqindje më të vogël. Nga 25.80% sa ishte më herët, tash ajo ka 25,78%.

loading...