Momentet e arrestimit të mësuesit që u shiste drogë nxënësve (Video)

loading...


Tre persona janë vënë në pranga gjatë ditës së sotme në Lezhë, ku është kapur edhe një sasi lënde narkotike, kanabis sativa. Mes të arrestuarve mësohet se është edhe një mësues në gjimnazin e Shënkollit, i cili dyshohet se u shiste nxënësve kanabis sativa në formën e cigareve.
Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar “Arbeit”. Në kuadër të cilit u identifikuan dhe zbuluan pas një pune të mirëfilltë policore i disa shtetasve të cilët në mënyrë të kamofluar në formën e cigareve prodhonin dhe shpërndanin në doza lëndë narkotike të llojit marijuanë.

U arrestuan në flagrancë për veprën penale të “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”: Sabri Zyba, 24 vjeç, banues në Lezhë,

Fatmir Ndreca, 46 vjeç, banues në Lezhë me funksion mësues në shkollën e mesme në Shënkoll ku dyshohet se shpërndante lëndën narkotike

Dhe Petrit Gjoka, 41 vjeç , banues në Lezhë.

Këtyre tre shtetasve iu sekuestruan në momentin e arrestimit në flagrancë në cilësinë e provës materiale: 340 cigare brenda të cilës ishte kamufluar lënda narkotike marijuanë. 555 doza të dyshuara si lëndë narkotike kanabis të ambalazhuara ne qese plastike,/syri.net
tre

loading...

loading...