Molla zëvendëson kafen e mëngjesit

0Studime të shumta janë bërë në lidhje me përdorimin e kafes. Shumë pyetje lindin nëse është mirë ta pimë apo jo. Studiuesit kanë pohuar se kafja është e dobishme vetëm për shkak të kafeinës që përmban, e cila nxit shqisat dhe jep energji mendore.

Ndikimet jo të mira që ne përballemi me përdorimin e kafes janë se kjo e fundit ul energjinë fizike të trupit, por gjithashtu, ka ndikime anësore nga më të ndryshmet. Ekspertët kanë dhënë një zgjidhje për këtë shqetësim,

Jo një kafe në mëngjes, por një kokërr mollë. Molla është një nga ushqimet më të mira për të ndihmuar lodhjen fizike. Një fushatë ndërgjegjësuese po zhvillohet së fundmi për shmangien e kafes në mëngjes, pasi shpesh bën që dita juaj të shkojë me probleme, por zgjidhja ideale do të ishte një mollë.

Studiuesit pohojnë se molla jep nxitje energjie nëpërmjet sheqernave natyrore që kafeja nuk e bën. Që ju të ndiheni mirë si nga ana shëndetësore edhe ajo emocionale, duhet ta zëvendësojmë kafen e mëngjesit me një mollë.