Mohon të jetë ndarë nga Dritoni

2215-400x195

Edhe një vit i mbarë në fushën e këngës për Kaltrina Selimin, e cila në fillim të këtij viti plasoi në treg këngën “Nuk ta fal”, një baladë që po pëlqehet mjaft shumë në publik.
Kjo këngë është realizuar nga Florent Boshnjaku dhe me tekst të Ilir Beranit dhe përmban një tematikë dashurie me një tekstë mjaft prekës. Kaltrina gjatë këtij viti paralajmëron se do të ketë edhe shumë këngë e videoklipe të reja.
Ajo tani është duke përgatitur edhe videoklipin e këngës “Nuk ta fal” për të cilën shpreson se do të pëlqehet në public, shkruan /LajmeOnline/.
Ndërkaq, sa i përket jetës private, kohëve të fundit po çarkullojnë fjalë që Kaltrina është ndarë nga Dritoni. Mirëpo kategorikisht ajo hedh poshtë çdo paragjykim duke i quajtur vetëm shpifje.