Modelja ndez plazhet e Francës

Pavarësisht komenteve të shumta në media dhe lajmit se ish partneri i saj tanimë është përkrah një femre tjetër, modelja gjermane Sylvie van der Vaart nuk do t’ja dijë për asgjë. Në vend që të mërzitej dhe të mbyllej në shtëpi siç mund të mendojnë shumë persona ajo ka shijuar totalisht rrezet e diellit në jug të Francës.

35-vjeçarja është parë së bashku me një shoqe ditën e shtunë teksa po relaksohej në plazh. Veshur me një palë bikini Sylvie dukej në super formë.