Modelja me format e bëshme rrëfen sekretin: Jam ngacmuar seksualisht

loading...

loading...

Modelja më e famshme në botë për format e saj të bëshme, Ashley Graham, ka rrëfyer se është ngacmuar seksualisht kur ishte në moshën 17-vjeçare.

Rrëfimin shokues ajo e ka dhënë në një intervistë për revistën “Glamour America”, e cila i ka kushtuar edhe kopertinën.

E gjitha ka ndodhur gjatë kohës që ajo po realizonte një set fotografik.

“Nuk kam folur asnjëherë në lidhje më këtë gjë. a ndodhur gjatë kohës kur po pozoja për një fushatë mode.

Një ndihmës i fotografit më çoi në një vend ku nuk kishte njerëz. Mendoja se do më tregonte diçka në lidhje me punën por në fakt më mbylli brenda, zbërtheu pantallonat dhe më kërkoi që t’i prekja organin e tij gjenital.

Ishte diçka e shifur për mua por fatmirësisht isha pranë derës dhe arrita të largohesha”, ka rrëfyer modelja e njohur.

loading...