Modelja kërkon ndihmë nga Obama për emrin e bebes

loading...

Çfarë mund të bëjë një femër kur bashkëshortit të saj, që qëllon të jetë yll i muzikës, nuk i pëlqen emri që ajo ka dëshirë t’ia vërë bebes së vet?

Të kërkojë mbështetjen e presidentit, natyrisht.

E, pikërisht një gjë të tillë e ka bërë modelja Chrissy Teigen – dhe këtë e ka treguar vetë ajo gjatë një paraqitje në emisionin Late Show with Stephen Colbert, transmeton Gazeta Express.

“E kam pyetur Barackun (qesh)… E kam pyetur presidentin Obama nëse atij i pëlqente njëri prej propozimeve tona për emër dhe ai më tha se i pëlqente. Doja ta pyesja atë, sepse John (Legend) nuk e pëlqen edhe aq atë emër, prandaj mendoja se nëse atij i pëlqente, do t’i pëlqente edhe Johnit”.

Chrissy po ashtu ka thënë se bashkëshorti i saj po bëhet gati të marrë pushim atëror në verë, që me siguri do t’i japë atij mjaft kohë për t’u mësuar me çfarëdo emri që Chrissy dhe presidenti Obama kanë vendosur për fëmijën e tyre të parë.

chrissz

loading...

loading...