Mjeku që e operoi: Adeles ja bëra zërin më të bukur seç e kishte

adele1-300x168

Ai ka meritën se ka shpëtuar një prej zërave më të njohur në botën e muzikës. Mjeku, Steven Zeitels ka pranuar të flase për median në lidhje me operacionin që i bëri kordave zanore të yllit britanik Adele. Zeitels numëron shumë pacientë VIP në karrierën e tij profesionale përfshi Julie Andrews, Lionel Richie dhe Roger Daltret. Në fund të 2011 Adele pati problem me kordat zanore dhe rrezikonte të humbte përgjithmonë zërin e saj brilant. Mjeku thotë se jo vetëm i ka shpëtuar zërin por edhe ja ka përmisuar atë. Operacioni thotë ai ka zgjatur dy orë dhe është punuar me shumë delikatesë,përfundon “DailyMail”.