MJEKIME POPULLORE PËR DHIMBJET E VESHIT, MOSTRETJEN ETJ.

loading...

Rikthimi te mjekësia popullore nuk mund të konsiderohet një qëndresë e gabuar apo mungesë përparimi. Përkundrazi, ajo përbën bazën e gjithçkaje të arritur në fushën e mjekësisë bashkëkohore. Shumë herë, të nxitur prej reklamave të shumta që u bëhen barnave të ndryshme, përçmojmë rëndësinë e recetave popullore, të cilat, deri dje u vinin në ndihmë qindra-mijëra njerëzve anembanë botës. Njihuni me disa prej këshillave më të dobishme popoullore për trajtimin e sëmundjeve të shumëllojshme.

Qepë dhe vaj-hudhre për trajtimin e dhimbjes së veshëve

Keni dhimbje veshi? Zieni qepë! Komponimet e squfurit janë mëse të njohura për trajtimin e inflamcionit të veshëve. Si fillim, zieni në pak ujë një qepë në madhësi mesatare, derisa të bëhet e gjysmë e tejdukshme. Në vijim, vendoseni përzierjen në një pecetë të pastër sipër veshit, ndërsa është ende e ngrohtë. Në rast se nuk ndjeni zbutje dhimbjesh, atëherë, kaloni në fazën e dytë të recetës. Në një xhezve ngrohni 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe 4 thelpinj hudhre për rreth 20 minuta. Pasi ta kulloni, hidhni 3-4 pika në vesh, çdo 4 orë, derisa të qetësoheni.

Lëng orizi për trajtimin e diarresë

Zgjidhja më e  mirë për të ndaluar diarrenë (e shakaktuar nga ndonjë virus në stomak ose helmim ushqimor) gjendet te lëngu i orizit. Është qetësues, i shijshëm si dhe ndihmon në stabilizimin e zorrëve. Çfarë të bëni? Zieni 1 filxhan oriz në 4 filxhan ujë. Pastaj, kullojeni dhe konsumojeni, të ngrohtë ose të ftohtë!

Xhenxhefil dhe kripë për trajtimin e mostretjes

Grini hollë pak xhenxhefil të freskët dhe përziejeni me një majë luge kripë të trashë, derisa të krijohet një masë e trashë. Pastaj, përtypeni rreth 2 minuta, pa e kapërdirë. Pas 15 minutash vijoni me konsumin e vaktit të rradhës.kura-popullore-per-çdo-semundje-albstroka-blog-lorena-stroka-receta-keshilla-sekrete-gazetare-shkrimtare-albstroka-gazetë

loading...

loading...