Mjekësia tradicionale kineze: Shtypi shputat që të shërosh trurin dhe trupin


Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, nëse ushtroni presion në pikat refleksive që gjenden tek këmbët dhe që komunikojnë me trurin, atëherë do të kemi stimulim të energjisë chi dhe nxitje të ekuilibrit shëndetësor dhe të trurit. Refleksologët rekomandojnë se masazhi i këmbëve largon stresin dhe mundëson një ndenjë shplodhjeje si dhe përmirëson cilësinë e gjumit; lehtëson dhimbjen e kokës, përfshi migrenën si dhe redukton nivelin e ankthit dhe depresionit.
Pikat refleksive për trurin gjenden në majë të gishtit të madh të këmbës, po ashtu edhe në majë të dy gishtave të tjerë. Në gishtin e madh ju do të gjeni pikat refleksive për hipotalamusin, gjendrën e hipofizës etj, të gjitha këto shumë të rëndësishme për funksionin e trurit. Këto pika janë më të lehta për t’u gjetur nëse do të njiheni me grafikun apo hartën e refleksologjisë, që përmban të gjitha pikat për cdo organ apo gjendër të trupit.
Në Kinë, masazhi i këmbëve është shumë i njohur dhe aplikohet nga pothuajse të gjithë. Ka shumë qendra që ofrojnë masazhe të tilla. Trajtimi nis së pari duke i futur këmbët në ujë të ngrohtë në një enë druri e mbushur edhe me kripëra dhe bimë relaksuese, ndërkohë që masazhatori nis masazhin në zonën e shpatullave dhe më pas me atë të këmbëve./Radio Ejani
4