Mjafton T’i Ngjash Një Njeriu Të Madh [video]

loading...

lajmeonline.net-post-thumbnail

loading...
Inaugurimi i presidentit amerikan Barack Obama për mandatin e dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, do t’i sjellë angazhime edhe personit që i ngjan atij.
Arsimtari Larry Graves i ngjash shumë presidentit të SHBA-ve. Ai shfaqet në evenimente të ndryshme si lider i “botës së lirë”.
“Padyshim se e kam orarin e ngarkuar në periudhën mes fushatës dheinaugurimit. Obama është njeri i respektuar dhe të gjithë duan ta kenë në evenimentet e tyre”, ka thënë Graves.
Ai ka treguar se fiton shumë para që kur Obama u bë president. Ai paguhet rreth 1.100 dollarë për të marrë pjesë në një ndejë.
Herën e fundit, Graves u paraqit në një hotel në Virginia, ndërsa shumica e mysafirëve menduan se bëhej fjalë për presidentin e vërtetë, duke qenë se ai shoqërohej edhe me truproja.

loading...