Mitrovicasi që ndërtoi makinë prej druri (VIDEO)

loading...


Edon Morinës nga Mitrovica iu deshën një vit kohë për ta ndërtuar një veturë të vogël prej druri e metali e që lëvizë falë një baterie të vogël.

Morina ka treguar për Klan Kosovën se për ta përfunduar gjithë veprën e tij, nuk shpenzoi shumë para ndërsa prototipi i parë i ka kushtuar diku rreth 150 euro.

E motivi që shtyri atë t’i hyjë kësaj pune ishte djali i tij trevjeçar Darisi.

Pronari i kësaj makine është shprehur se mendon që në të ardhmen të ndërtojë disa vetura edhe më të avansuara.

Morina mendon që të ardhmen ti ndërtojë edhe pesë vetura, porse ka thënë se tani e ka të pamundur sepse nuk ka kohë të mjaftueshme për shkak të angazhimeve të tij.

Kronikë nga Klan Kosova.
ed

loading...

loading...