Mitet dhe të vërtetat për gripin

gripi-hundet-e-zena

Tashmë kur jemi në sezonin e gripit dhe viruseve të ndryshme, mënyra më e efektshme për t’i shmangur është të jemi të informuar. Shikoni me kujdes disa të vërteta që qëndrojnë prapa miteve të shumta në lidhje me gripin.

 

Mit: Nëse keni marrë vaksinën kundër gripit, jeni të sigurt

E vërteta: Për fat të keq, edhe pas marrjes së vaksinës, ekzistojnë mundësitë që vetëm 60% të jeni të sigurt. Është e mundur të prekeni dhe të sëmureni edhe pasi ta keni marrë vaksinën. Disa persona mund të preken nga gripi dy javë pasi që kanë pranuar vaksinën, prandaj aq kohë i nevojitet vaksinës për të qenë e efektshme.

 

Mit: Antibiotikët mund

të ndihmojnë në luftën kundër gripit

E vërteta: Antibiotikët luftojnë kundër baktereve, e jo kundër viruseve. Gripin e shkaktojnë viruset. Në fakt, antibiotikët vrasin bakteret e “mira”, të cilat organizmit i ndihmojnë në luftën kundër injeksioneve, kështu që antibiotikët vetëm sa e përkeqësojnë gjendjen.

 

Mit: Problemet me stomak janë pjesë e gripit

E vërteta: Mundimet, vjellje dhe diarreja, edhe pse shpeshherë i quajmë “gripi i stomakut” nuk janë simptoma tipike të gripit. Në parim, gripi është sëmundje e organeve të frymëmarrjes. Ndoshta nganjëherë të gjitha këto mund t’i shkaktojë gripi, por në pyetje nuk janë simptomat kryesore.

 

Mit: Nëse jeni të rinj në moshë dhe të shëndoshë, nuk keni nevojë për vaksinën kundër gripit

E vërteta: Personat e rinj dhe të shëndoshë nuk janë të parët në listën për vaksinim ashtu siç janë personat e moshuar dhe gratë shtatzëna. Ata do të shërohen më shpejt, pa marrë parasysh nëse janë apo nuk janë të vaksinuar. Mirëpo, mbrojtja nga gripi, edhe atëherë kur mendoni se nuk është e nevojshme, mund të jetë vendim i duhur. Sa më shumë të ketë persona të vaksinuar, aq më pak ka gjasa që viruset të përhapen.

 

Mit: Mund të sëmureni nëse dilni jashtë pa xhaketë apo me flokë të lagur

E vërteta: E vetmja mënyrë ta merrni gripin është përmes kontaktit me virusin që e shkakton atë. Kjo mund të ndodhë derisa ndodheni përjashta, sezoni i gripit nuk ekziston vetëm kur bën ftohtë, ndërsa që virusin nuk e merrni vetëm pse keni të ftohtë.