Misteri i Trekendeshit te Bermudeve (Video)

bertrg

Do te fillojme duke pershkruar disa raste te veçanta dhe te famshme mbi zhdukjen e anijeve dhe avioneve ne Trekendeshin e Bermudes: pasi te kemi pershkruar keto zhdukje misterioze, do te marrim ne konsiderate disa hipoteza qe jane hedhur per t’i dhene nje shpjegim ketyre zhdukjeve misterioze dhe per t’u munduar te zgjidhim misterin e Trekendeshit te Bermudes.

Anija e pare e zhdukur ne Trekendeshin e Bermudes per te cilen do flasim eshte Marine Sulphur Queen, e cila u nis ne 2 shkurt te 1963 nga Galveston per ne Norfolk. Anija Marine Sulphur Queen duhej te arrinte ne Norfolk ne 7 shkurt. Por pikerisht ne ate dite, duke pare qe anija ishte me vonese sipas orarit te mberritjes, Roja Bregdetare dha alarmin.

Po te mendohemi mire, kishte diçka te çuditshme ne nxitimin per te dhene alarmin, sikur ta ndjenin qe kishte ndodhur diçka e keqe. Ndoshta nxitimi i dhenies se alarmit ka te beje me faktin se pas transmetimit te dy mesazheve private ne 4 shkurt 1963, radioja e bordit te anijes kishte heshtur çuditerisht se transmetuari.

Ne 8 shkurt 7 aeroplane fluturojne siper zones qe perfshihet midis Galveston Gjirit te Floridas. Por, edhe me impenjimin e njerezve qe merrnin pjese ne kerkime, nuk u has ne asnje anije, asnje relike, asnje njolle dyshuese. Diten e neserme u kryen serish kerkime, kete radhe me larg por dhe kesaj here nuk u gjet asnje anije apo shenje e dyshimte.
Deri ne 13 Shkurt u ndermoren shume fluturime zbulimi ne nje siperfaqe prej 500.000 km2. Zona gjithashtu po inspektohej nga disa anije kerkuese dhe u moren ne pyetje kapitenet e shume anijeve qe kishin ndjekur hamendesisht te njejten trajektore te anijes se zhdukur.  Edhe pse u bene te gjitha perpjekjet nuk pati asnje rezultat.