Misteri i pabesueshëm, këtij burri i vdesin gratë në shtrat

loading...

loading...

Një ish-kuzhinier ka mohuar vrasjen e të dashurës së tij duke pretenduar se akti seksual mund t’i ketë shkaktuar “aneurizëm vdekjeprurës”. Ish-kuzhinier Robert Trigg, 52 vjeç, mohon vrasjen e të dashurve të tij Caroline Devlin, 35 vjeç dhe Susan Nicholson, 52 vjeç.

Gratë vdiqën për një periudhë 5 vjeçare, por prokurorët thonë se vdekjet e tyre kanë ngjashmëri. Marrëdhënia seksuale mund të shkaktuar thyerjen e një ene gjaku në trurin e Caroline Devlin, u tha në Gjykatë.

Një patolog që vepron për ekipin mbrojtës të Trigg tha se vdekja e saj mund të jetë nga shkaqe natyrore. Ajo u gjet e pajetë nga partneri në shtëpinë e saj, vetëm pak orë pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Burri kishte dalë për të pirë kur është kthyer e ka gjetur atë pajetë. Dyshimet janë për rrjedhje gjaku në tru. Gjykata e Crown Lewes dëgjoi dje pretendimet e palës mbrojtëse, sipas të cilëve gruaja kishte konsumuar edhe alkool gjatë ditës dhe marrëdhënia seksuale kishte ndikuar në rritjen e presionit të gjakut.

Megjithatë, patologu nuk gjet asnjë vendndodhje të dukshme të aneurizmit, por vetëm thyerja e një arterie në tru. Pesë vite më vonë, Susan Nicholson humbi jetën po në shtratin e tij gjatë natës. Çifti kishte pire shumë alkool dhe burri i ishte hedhur sipër në pjesën e fytyrës, duke i marrë frymën. Ngjarja ndodhi në Worthing, West Sussex të Britanisë.

Dr Fegan-Earl tha: “Është e qartë se zoti Trigg është edhe më i gjatë dhe dy herë më i rëndë se znj. Nicholson”.

Ngjarja u konsiderua aksidentale, megjithëse të pyetjet rreth çështjes nuk kanë përgjigje.

“Kjo zonjë kishte një shkallë të sëmundjeve të zemrës dhe emfizemë në mushkëri, të shkaktuara ndoshta nga pirja e duhanit”, thuhet gjithashtu.

Procesi gjyqësor vazhdon ende.

loading...