Misteri i kinezit që jetoi 256 vjet!

Li-Ching-Yun lindi ne nje fshat te vogel te Kines (Szchewan) dhe deri ne moshen dhjetevjeçare, shkoi ne shkolle. Per ate periudhe ishte shume.

Me pas udhetoi ne krahina te ndryshme te Kines, ku dhe mblodhi shume bime medicinale.
Sipas “New York Times”, pas kesaj pervoje, Li-Ching-Yun shiti per 100-vjet rresht bime medicinale. Nje dite, kreu i perandorise Pei Wu-Fu shkoi ne shtepine e Li, per ta pyetur ate se cili ishte sekreti i jetegjatesise dhe ai iu pergjigj: “Mbaje te qete zemren, qendro si breshke, shetit i lumtur si pellumb dhe fli si qen”.
Atehere njerezit çuditeshin se si Li nuk ngjante aspak me nje te moshuar, madje ai dukej shume i fuqishem per moshen e tij. Te shumte ishin ata te cilet pretendonin se e njihnin qe ne femijeri, ndersa te tjere thoshin se Li ishte moshatar i gjysherve te tyre te cilet nuk jetonin me.
Ne 1930-n, Wu -Chung- Chien, lektor ne Minkuo University gjeti disa dokumente me ane te te cilave faktohej se Li kishte lindur ne 1677-n. Te njejtat arshiva, faktonin se qeveria kineze kishte uruar Li-Ching-Yun, per 150 vjetorin e lindjes , por edhe kur ai mbushi te 200-at.
Si mendoni, mos valle Li harroi ditelindjen e tij?
Sipas librit te rekordeve Guinness, njeriu i cili ka jetuar me shume ne kete bote eshte qytetar francez, qe jetoi 122 vjet dhe 164 dite.
Po pse valle kinezet nuk kane deshmuar asgje per te famshimin Li?
Eshte e mundur qe nje njeri te jetoje 256 vjet?
Duhet theksuar se historia e Li-Ching-Yun aktualisht ndodhet nen studim nga studiues specialiste te fushes, pasi historia e tij vertet eshte shume me interes.