Misteri i gruas së gjetur e vdekur në krah të Agim Madanit

loading...


Trupi i gruas që u gjet i dekompozuar bashkë me atë të Agim Mandanit, brenda pyllit në Mejdan të Tropojës, dyshohet se i përket një banore të zonës.

Të paktën këto informacione qarkullojnë në Tropojë dhe në policinë lokale, transmeton lapsi.
Por zyrtarisht, edhe pse ka kaluar më shumë se një javë nga zbulimi i trupave, ende nuk ka emra për dy viktimat edhe pse për mashkullin thuhet se është Agim Mandani, një i kërkuar për vrasje dhe grabitje në Shqipëri dhe Kosovë.
Burimet të policisë së Tropojës thonë se ndonëse kanë një informacion paraprak se kush mund të jenë viktimat, priten rezultatet e ADN-së.
Policia ende nuk di se cili ka qenë shkaktari i vdekjes së dy viktimave edhe pse dyshohet se kanë vdekur nga shkaqe natyrale.]
ammm

loading...

loading...