Misteri i çiftit të vdekur në Tropojë, gruaja dyshohet se u mbajt forcërisht për 6 muaj. Ja kush…

loading...


Misteri i çiftit të vdekur në Tropojë, gruaja dyshohet se u mbajt forcërisht për 6 muaj. Ja kush është një prej viktimave
TROPOJË- Detaje të reja zbulohen për dy skeletet e gjetura dje në Tropojë. Një prej viktimave të gjetura dje në Tropojë dyshohet të jetë 51-vjeçari Agim Madani, i shumëkërkuari në Shqipëri dhe në Kosovë për vrasje, përdhunim e grabitje.

Bashkë me 51-vjeçarin, u zbulua dhe trupi i një femre, identiteti i së cilës nuk është mësuar ende. Paraprakisht dyshohet se trupi i përket një gruaje të cilën Agim Madani e ka rrëmbyer në Kosovë, e më pas është mbajtur forcërisht për rreth 6 muaj, në ngrehinën ku dhe u gjetën të vdekur.

News24 ka siguruar pamjet e vendit të ngjarjes, në vendin e quajtur si “Roga e kërmave”, një zonë e pyllëzuar e që ndodhet në mes fshatrave Shumicë dhe Mejdan. Siç mund të shihet edhe në pamje, aty janë gjetur mjete që ata i përdornin për të jetuar, si plastmasë, dyshekë, batanije, kuti konservash etj.
Gjthashtu mësohet se vendi ku çifti u gjet i vdekur është shumë pranë banesës së 51-vjeçarit në fshatin Mejdan në Tropojë.Një zonë kjo tërësisht e izoluar, ku automjetet nuk kanë mundësi të shkojnë, por dhe lëvizja me këmbë është e vështirë. Dy viktimat sipas të dhënave paraprake janë gjetur të lidhur me litarë këmbë e duar, çka hedh dyshime se edhe mund të jenë vrarë, por nuk përjashtohet edhe pista e vdekjes për shkaqe natyrore, pasi ata kanë qëndruar në këto kushte për rreth 6 muaj.
Megjithatë pritet përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së çiftit. Në tetor të vitit 2015, ai kërkohej nga policia në Kosovë, pasi kishte plagosur në fshatin Radavc të Pejës oficerin e policisë së Kosovës Arben Daci dhe fshihej nëpër male të rajonit të Pejës, në një ngrehinë të ngjashme më atë ku u gjet i vdekur në Tropojë. Në këtë kohë ai ishte kthyer në “tmerrin” e Pejës, por pa mundur të vihej në pranga nga policia.

Burime për ‘Gazeta Express’, bëjnë me dije se dje kanë dëshmuar në polici familjarë të tij dy motra dhe vajza, pasi në rrobat e gjetura në vendin ku u gjetën kufomat kanë qenë edhe dy foto. Sipas të njëjtave burime rezulton se fotot kanë qenë të djemve të Agim Madanit.
a1

loading...

loading...