Misteri, gjendet kufoma pa kokë afër një shpelle në Malësinë e Madhe

GF

Gjendet një kufomë pa kokë në afërsi të fshatit Zagorë të Komunës së Shkrelit në rrethin e Malësisë së Madhe. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës pohojnë se trupi i pajetë dhe tejet i dekompozuar u gjet mëngjesin e djeshëm nga Nikollë Vulaj, banor i zonës. Mësohet se Vulaj e ka pikasur kufomën në një vend të izoluar (mes gurësh) tek shpella e Pojicës, poshtë aksit nacional Koplik-Dedaj. Menjëherë bariu Nikollë Vulaj ka lajmëruar kryeplakun dhe ky i fundit ka njoftuar policinë e komisariatit të Koplikut.

Pas kryerjes së hetimeve në vendngjarje, blutë deklaruan se kufoma, e cila i përket një personi të seksit mashkull rreth të 50-ve ishte tërësisht e dekompozuar. Vetëm pak metra më tej u gjet dhe kokën e viktimës, edhe kjo e dekompozuar. Sipas policisë, mendohet që kufoma të ketë qenë në këtë vend që prej 3 vitesh.

Sipas ekspertëve, koka mund të jetë dëmtuar nga kafshët grabitqare, çka kanë vështirësuar punën për identifikimin e kufomës. Ndërkaq, banorët e Zagorës pohuan se nuk ka persona të zhdukur nga ky fshat. Gjithashtu, mësohet se personi që u gjet pa kokë e trup të dekompozuar kishte veshur xhinse, xhakovento jeshile dhe atlete firmato.
Größere Kartenansicht