Misteret e hijeve

 

aaaaaaaa

Ju ka qëlluar ndonjëherë të zini me bishtin e syrit praninë e ndonjë një figure të errët e të pakapshme? Në qoftë se PO, ishte iluzion apo realitet?

Ekzistojnë vërtet këto entitete hijesh që shfaqen në formën e njeriut? Në ditët e sotme, kryesisht falë internetit, dukuria në fjalë është shndërruar në temë të nxehtë diskutimi për shumë faqe me përmbajtje paranormale, madje dëshmitë e njerëzve mbi çështjen janë gjithnjë e në rritje.

Këto figura njihen si hije njerëzish ose entitete hijesh, edhe pse si dukuri shfaqja e tyre daton vite më parë, me kalimin e kohës ato shtohen… Njerëzit që kanë përjetuar apo studiuar dukuri të tilla, pohojnë se hijet në fjalë shfaqeshin më rrallë dhe perceptoheshin vetëm me cepin e syrit.